Nga Fitim Zekthi
Ndonëse akti I “normalizimit” të jetës parlamentare është një gjë “shumë e mirë” ajo në të vërtetë nuk është asgjë që ka kuptim si diçka e tillë në vetevete. Ndonëse e drejta e opozitës apo e një grupi të një opozitës për të ngritur komisione hetimore parlamentare është diçka e pamohueshme dhe “lufta” e saj për komisionet hetimore është e lavdërueshme ajo në vetevete nuk ka asnjë vlerë dhe nuk synon asfare të forcojë kontrollin parlamentar mbi qeverinë.
Kryeministri Rama është ndoshta, përpos të tjerash, edhe kryeministri me fantazinë më mediokre politike që ka patur dikush në 24 vite pluralizëm. Me shumë gjasa edhe Adil Çarçani edhe Vilson Ahmeti kishin më shumë fantazi politike se sa kryeministri Rama.
Kryeministri Rama ka zgjedhur të qeverisë, në fakt të sundojë apo dominojë, të mbajë të zdërhallur dëshirën e vet për të qenë vazhdimisht kryeministër duke u depolitizuar. Me depolitizim në këtë rast kuptojmë krijimin e një situate politike ku ai nuk mban përgjegjësi para votruesve, nuk jep llogari para votruesve, i kthen zgjedhjet në akte formale për shkak se ushqen dhe mban gjallë një opozitë e cila nuk mund të fitojë dot kurrë. Pra duke qenë se përballë ai synon të ketë një opozitë që nuk fiton kurrë ai e ka reduktuar politikën në veprime që kanë të bëjnë vetëm me ushqimin e kësaj opozite. Ky është depolitizimi i tij dhe I partisë socialsite.
Edhe marrëveshja e fundit nuk është marrëveshje për të normalizuar jetën parlamentare por është një marrëveshje që të ushqejë opozitën që Rama do. Rama ka ndërtuar systemin politik më të korruptuar dhe më të dështuar në ghjithë këto vite pluralizëm. Qeverisja e tij është një gjë që ka për trajtë dhe për formë të sajën një rend ku kushdo që ka askses të dhuna dhe të krimi, që ka mundëis të blejë dhe të shesë influence dhe vota merr privilegje dhe të mira në ekonomi dhe politikë. Një rend I tillë qeverisës nuk ka garanci për asgjë dhe nga asgjë. Një rend I tillë mund ti humbë zgjedfhjet para çdo opozite mjafton që ajo (opozita) të jetë politike, të jetë në marrëdhënie të mira dhe shumë të mira me SHBA-në dhe vendet e BE-së, të ruajë linjat politike të një opozite serioze që nuk është e varur apo e lidhur me gjyle pas korrupsionit dhe krimit dhe që mbron përpjekjt e SPAK për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Rama me marrëveshjen po ushqen pikërisht të kundërtën, po ushqen dhe po legjitimon si opozitën me të cilën ai dëshiron të fitojë një opozitë të izoluar keqas ndrëkombëtarisht, një opozitë që nuk është në anën e SPAK për përpjekjt që po bën në luftë ndaj krimit dhe korrupsionit. Kaq mjafton për Ramën. Kjon ë të vërtetë është nëj gjë shumë mediokre, është një gjë shumë e ulët.
Rama I cili ka pretenduar se është një njeri që ka ide dhe vision, se është njeri që di dhe do të tejkalojë politikën e ulët të intrigës dhe korrupsionit nuk mund ta bëjë këtë. Rama I cili përpqiet të sillet si njeri që mban fjalime paqeje dhe fjalime ku lëvdohet virtuti në takime ndërkombëtare nuk mund ta bëjë këtë gjë. Rama I cili pretendon se tregon fuqi politike dhe forcë njerzore kur pranon të strehojë hallexhinjtë që vijnë nga Afrika pas marrëveshjes me Melonin nuik mund ta bëjë këtë gjë. Rama I cili pretendon se është në anën e bashkëësisë ndërkombëtare, se sillet si një politikan i rëndësishëm që pretendion s emerr një rol deri edhe në OSBE apo Në Këshillin e SIgurimit, që shprehet se është I mahnitur nga Klinton etj nuk mund ta bëjë këtë gjë. Jo Rama pop askush në botë nuk duhet ta bëjë këtë gjë.
Rama e bën sepse ai është krejt e kudnërta e asaj që pretendon. Ai ka qenë gjithn jë krejt e kundërta e asaj që pretendon. Rama ka qenë gjithnjë një politikan që udhëhiqet nga epshi I dominimit dhe sunndimit, një politkan që pushtetin e ka qëllim në vetevete dhe jo një mjet dhe jo një politikan që ka një vision apo një ide politike që kërkon ta shtyjë përpara. Rama është traditën më të kerqe të politikanëve mediokër si Paul Bia I Kamrunit apo Museveni I Ugandës të cilët gjithë ditën e ditës sundojnë, përqeshin dhe legjitimojnë kundërshtarët që duan. Rama vazhdon traditën e politikanëve me mediokër të komunizmit apo të këtyre veiteve të cilët gjë tjetër thonë dhe gjë tjetër bëjnë, iu p[ëlqen të bëjnë sit ë diutur dhe elegantë, sit ë mirtë dhe të drejtë porn ë fakt përkufizohen vetëm nga epshi. Rama mund të vijojë të fitojë, mund të rrijë në zyrë aq gjatë sat ë thyejë rekorde pork jo do të ishtte vetëm një gjë kot, pa vlerë, një vegjetim në shtysat e epshit, një monotoni e rëndë intrigash dhe gënjshtrash. Thelbi I madh I kësaj bote dhe padyshim I të marrurit me politikë është të “Tetosh me të vërtetën”.
Vaclav Havel ka një ese të mrekullushme e cila frymëzoi të gjithë lindjen nën diktaturat komuniste “Të jetosh me të vërtetën.” Në të ai thotë se nuk ka kurrë politikë të mirë dhe as fitore politike nqs nuk jeton me të vërtetën. Çdo tjetër është kot, çdo fitore është kot, çdo dominim është I ulët dhe bosh. Kjo që bën Rama duke bashkëpunuar ngushtë me Berishën dhe duke e zgjehdur si kunërtash që ta mundë është bosh, kot dhe e ulët.
Berisha nga ana e tij ka të drejtë. Berisha e ka bërë të qartë që në krye se nuk Lufton për të mundur Ramën apo sjellë opozitën në pushtet. Ai e nisi lëvizjen kur e pezulluan nga grupi I PD-së. Ai e nisi për çështje të tijat. Berisha nuk ka një problem me Ramën. Berisha nuk ka një problem as me Bashën. Berisha ka nëj çëshje me vendimin e qeverisë amerikane dhe po mbrohet në mënyrën e tij. Sado jo politike dhe antipolitike ajo që bën Berisha është më e justifikuar dhe më e drejtë se sa ajo që bën Rama. Berisha vërtetë nuk e bën për opozitën dhe vërtet nuk mund të fitojë kurrë por po mbrohet në mënyrën e tij në ditët e veta më të këqija. Ajo që bën Rama është jo vetëm jo politke dhe antipolitike por edhe mediokre dhe e ulët. Ai ushqen, përdor një grupim opozitar që është I zhytur ne hallin e vet, I pamundur të fitojë dhe të izoluar si kundërshtar.