“Me njerëzit dhe për njerëzit”, Basha: Shumë shpejt bashkë me faktorë të tjerë politik nisim një dialog për rotacionin

Basha ka paralajmëruar sërish se së bashku me faktorë të tjerë politikë, do të nisin një dialog me moton “Me njerëzit dhe për njerëzit”, duke bërë të mundur rotacionin politik aq të shumëpritur në vend.

“Me njerëzit dhe për njerëzit, bashkë me faktorë të tjerë politikë do të nisim shumë shpejt një dialog për të treguar se mendjet, zemrat, vizionet por dhe faktorët politikë që duan ndryshimin, duan rotacionin. Duan listat e hapura, duan votën e emigrantëve, duan barazinë e votës, të japin mbështetje pa kushte për SPAK-un për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe që e shohin të ardhmen dhe të sotmen e Shqipërisë tek partneriteti me perëndimin dhe vlerat e tyre, me SHBA dhe BE, janë shumë më shumë edhe si faktor politik dhe si factor jo politik. Pra një aleancë të gjerë vlerash me qytetarët. Kësaj sigurisht duhet t’i përgjigjet në sinkron gjithçka që ne themi por dhe gjithçka që ne bëjmë.” – u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Artikulli paraprak“7 miliardë euro i kaloi për katër minuta”, Basha: Nuk ka zgjidhje për pensionistët, sipërmarrësit dhe fermerët
Artikulli tjetërSikur të kishim politikanë shtetarë dhe jo shakatorë, do të sundonte demokracia dhe jo batutokracia