Kreu i PD, Lulzim Basha, ka ndarë në profilin e tij facebook disa foto nga Kuvendet Zgjedhore të degëve të PD në Berat dhe në Librazhd, të cilat kanë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e rinj.
“Ndërkohë që të tjerët shpresojnë se mund të mbijetojnë nëpërmjet pazarit, Partia Demokratike është e vendosur për të lidhur një kontratë të re me njerëzit në të gjithë Shqipërinë.” – shkruan Basha.
Më poshtë postimi i plotë:
Të vendosur për të trokitur në çdo derë dhe në çdo zemër, sepse besojmë te një politikë me fytyrë njerëzore, që kontribuon vetëm për përmirësimin e jetëve të shqiptarëve.
Ndërkohë që të tjerët shpresojnë se mund të mbijetojnë nëpërmjet pazarit, Partia Demokratike është e vendosur për të lidhur një kontratë të re me njerëzit në të gjithë Shqipërinë.
Urime të përzemërta anëtarëve të kryesive dhe kryetarëve të dalë nga Kuvendet Zgjedhore, Florenca Meço në Berat dhe Bujar Vreto në Librazhd!