PD, Arbi Agalliu: Çdo sulm i Edi Ramës kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientët e qeverisë dhe aferat korruptive

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, u shpreh se “Kryeministri Rama ka sulmuar sërish SPAK-un në Asamblenë e PS-së, ku tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde”.

Sipas deputetit demokrat, “çdo sulm kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientet e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike”.

DEKLARATA E SEKRETARIT PËR PROGRAMIN DHE DEPUTETI I PD, ARBI AGALLIU

Përshëndetje të nderuar qytetar!

Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin që një pjesë e mirë e politikës së vjetër, pikërisht ata të cilët kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, i ushtrojnë presion sistemit të drejtësisë e veçanrisht SPAK!

Rasti i fundit është i kryeministrit Rama, i cili në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde.

Faktet kanë treguar se në emër të investitorëve strategjik kanë përfituar klient të qeverisë apo dhe pjestarë të saj sikurse është rasti i ish ministres Xhaçka!

Ndaj cdo sulm kunder SPAK bëhet për të mbrojtur klientet e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike.

Për më tepër kjo nxit dhe hap rrugë që edhe krimi i organizuar të bëj të njëjtën gjë. Kjo u evidentua disa dite më parë edhe nga drejtuesi i SPAK!

Partia Demokratike mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë e sidomos SPAK të vijojnë luftën kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim të thelluar sidomos kundër korrupsionit të politikanëve.

Ju faleminderit!

Artikulli paraprakSPAK kërkoi dy javë kohë për çështjen/ A do të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut? Hide: Do ta mendoj
Artikulli tjetër“Shfaqja me kinse opozitë të “fortë” mbaroi, Rilindja dhe Rithemelimi po mbrojnë produktin e tyre”/ Gaba: Njerëzit duhet të pozicionohen pro “status quo-s” apo për një ndryshim të vërtetë