“Shfaqja me kinse opozitë të “fortë” mbaroi, Rilindja dhe Rithemelimi po mbrojnë produktin e tyre”/ Gaba: Njerëzit duhet të pozicionohen pro “status quo-s” apo për një ndryshim të vërtetë

“Rithemelimi i marrëveshjes Berisha-Rama është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë.” – kështu shprehet në një postim në rrjetin social facebook anëtari i kryesisë së PD-së, Gentian Gaba.

Gaba shkruan më tej se “tashmë që shfaqja me kinse opozitë të “fortë” dhe qeveri intrasigjente mbaroi dhe Rilindja me Rithemelimin dolën në shesh në mbrojtje të produktit të tyre disavjeçar, pozicionet janë më të qarta se kurrë dhe qtetarët mund të zgjedhin me vetëdije nëse janë:

-Me drejtësinë apo kundër saj;

– Për ndërtimin e një republike parlamentare apo çiflig të një personi;

-Për prishjen e 2008-ës apo mbajtjen e saj;

– Zgjedhje të lira apo demokraci të negociuar;

– Ekonomi tregu apo trust oligarkësh politik/ekonomik/kriminal;

– Media të lira apo të shtrenjta (if you know what I mean).”

 

Sipas tij, njerëzit tashmë kanë mundësinë e artë të pozicionohen qartë, mes atyre që duan që gjërat të mbeten në vendnumëro, në mbrojtje të status quo-së, dhe atyre që duan një ndryshim të vërtetë.

Artikulli paraprakPD, Arbi Agalliu: Çdo sulm i Edi Ramës kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientët e qeverisë dhe aferat korruptive
Artikulli tjetërAbuzimi me tenderat/ Ish-prefektja e Fierit Rajmonda Balilaj paraqitet SPAK