FOTO/ Hakerat nuk kursejnë as Giorgia Melonin, kryeministres italiane i vjedhin llogarinë e “Instagram-it”. Ja çfarë postuan në emër të saj

Persona të panjohur kanë hakeruar mbrëmjen e sotme, për pak minuta, profilin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni në Instagram.

 

Hakerat raportohet se kanë postuar një mesazh nga Elon Musk ndërsa Meloni po kthehej me aeroplanin qeveritar nga Egjipti në Romë.

“Thank you Elon free Btc!” shkruhej në postim, shoqëruar dhe një fotografi të rreme të profilit të Elon Musk, raporton ANSA.

giorgia meloni ig

Presidenca e qeverisë italiane veproi menjëherë dhe ekspertët e saj e zgjidhën problemin në kohë rekord.

Aktualisht po vijojnë të gjitha hetimet e nevojshme nga Policia dhe autoritetet përkatëse.

Hackerato l'Instagram di Giorgia Meloni: post su Elon Musk e Bitcoin

NDIQE

Artikulli paraprakAbuzimi me tenderat/ Ish-prefektja e Fierit Rajmonda Balilaj paraqitet SPAK
Artikulli tjetërPasi dështuan me grurin që u nxit nga subvencionet, fermerët e Korçës u kthehen patateve dhe qepëve