“Kryetarët e partive nuk duan të heqin dorë nga pushteti që kanë tek bërja e listës së deputetëve”/ Bejko: Lulzim Basha ka thënë unë heq dorë nga ky pazar i 2008 i Ramës e Berishës

‘Një pazar për të ulur Berishën në tryezë’ kështu e quajti nënkryetari i PD-së Roland Bejko marrëveshjen mes PS dhe Rithemelimit pasuar dhe me dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një grupi dialogu për miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar të cilat pritet të miratohen nesër në Kuvend.

Në një intervistë për gazetarën Arbër Hitaj në emisionin “Studio live’ në Report Tv Bejko thotë se do të jetë kryesia e PD-së dhe grupi parlamentar që mund të mblidhen po nesër që do të vendosë nëse duhet pranuar ftesa apo jo.

“Këto janë qëndrime politike. Do të mblidhet kryesia e grupit parlamentar e do të vendosin çfarë qëndrimi do të mbajmë por fakti që u munduan të nxjerrin jashtë loje komisionin bipartisan tregon se janë në një Pazar. Ata kërkojnë të bëjnë një reformë kaq të rëndësishme duke i nisur nga interesat e tyre personale. Kryetarët e partive nuk duan të heqin dorë nga pushteti që kanë tek bërja e listës së deputetëve. Lul Basha ka thënë unë heq dorë nga ky pazar i 2008 i Ramës e Berishës. Kërkon votim elektronik dhe votën e diasporës”

Por a duhet ta pranojë Basha ftesën e Bardhit për t’u bashkuar?

Personalisht është i qartë.

Unë personalisht them jo se fakti që ne e akuzojmë për pazar. Nëse do të ishin vërtet të interesuar për reformë zgjedhore do të kërkonin shtyrje të afatit të komisionit bipartisan ku u jepej mundësi të përfaqësoheshin të gjithë partitë. Këta duan ta bëjnë me 2 – 3 deputetë. Këta thonë të bëjmë një komision për të negociuar të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, ndoshta deri në ndryshime kushtetuese po të lipste

Bejko parashikon dhe kush do të jetë kërkesa e radhës e grupit të Rithemelimit

“Këta maksimumi do i kërkojnë Ramës ti kthejnë koalicionet parazgjedhore”

“Të dyja palët janë të interesuar për të ruajtur sistemin e vjetër zgjedhor siç është mbështetur tek pazari i 2008 mes Berishës dhe Edi Ramës” nënvizon më tej Bejko

Akuzon Bardhin se nuk mbajti fjalën e dhënë amerikanëve.

“Gaz Bardhi braktisi fjalën e dhënë tek amerikanët, prishi gjithë skemën dhe bëri Sali Berishën nga faktor jopolitik në faktor politik. Uli Sali Berishën në tryezë me Ramën. Sali Berisha këtë donte. Për 3 vite ka bërë luftë. Nuk duron dot ai që të çojë Bashën. Ai thotë sa të jem gjallë në politikë do jem unë pjesë e tryezës. Se ka fuqinë ekonomike në dorë, oligarkët, krimin e organizuar. Tek e fundit prandaj u shpall non grata” thote Bejko.

Artikulli paraprak“Trashëgimia leniniste ndikoi mbi ndryshimet në Evropën Lindore të pas vitit 1989”
Artikulli tjetërNë tregun politik ka vetëm një vend bosh, e djathta jo berishiste