Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Durrës.
Kryedemokrati ka ndarë në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook foto nga ky takim, ku shkruan se “të bësh betejë për shqiptarët në një vend që ka kastë politike 34-vjeçare, nuk është aspak e lehtë, por ne jemi të vendosur që me demokratët në të gjithë Shqipërinë ta shndërrojmë Partinë Demokratike në një alternativë të besueshme dhe shumë shpejt qeverisëse”.
“Nuk është aspak e lehtë, por do t’ia dalim, sepse kemi në krah të drejtën dhe të vërtetën!” – përfundon ai.
Më poshtë postimi i plotë:
Urime të përzemërta për demokratët e Durrësit, anëtarët e kryesisë dhe kryetarin e zgjedhur Jonuz Myshketa – nga Kuvendi Zgjedhor, falë të cilëve kjo degë ringrihet sot më e fortë dhe më e sigurt se dje.
Kemi nisur një betejë jo për karriget, por për t’u ofruar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre nëpërmjet listave të hapura, votimit dhe numërimit elektronik, mundësisë së votës së diasporës dhe Shqipërisë një zonë zgjedhore.
Nuk është aspak e lehtë, por do t’ia dalim, sepse kemi në krah të drejtën dhe të vërtetën!