Nga Sidi Hasanaj
Pas përjashtimit që Lulzim Basha i bëri S.Berishës më 8 shtator 2021 nga grupi parlamentar i PD, dje nga Durrësi kreu aktin e dytë të madh dhe shërbimin jetik për të mbajtur gjallë në këtë vend të djathtën e partinë demokratike:
Refuzoi në mënyrën më dinjitoze, ofertën e bashkimit me Berishën (përmes gojës së G.Bardhit) në marrëveshjen e tyre me Edi Ramën në nënkomisionin “Bardhi-Çuçi” që në vetvete është Rama-Berisha.
“Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Merreni karrigen edhe… Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë. S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimnia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget. Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget.”
Lulzim Basha u tregua dje aq i fortë, aq i vendosur të eci mbi rrugën e të vërtetës dhe parimeve më të vyera për Shqiptarët… aq i qartë për këdo!
Asnjë pazar me Ramën e Berishën, luftë për listat e hapura, votën e diasporës dhe votimin e nunërimin elektronik.
Fokusi i PD është të çmontojë sistemin 34 vjeçar që Ramiz Aliaj i trashëgoi Berishës-Metës-Ramës.
Misioni i PD është të përkrahë Drejtësinë, të çliroj tregun nga monopolet dhe oligopolet e treshes më sipër, tju japë dinjitetin të Përndjekurve Politike dhe Pronarëve, të ndalë boshatisjen e Shqipërisë!
Kjo nuk bëhet me pazar me ata që e vranë këtë vend 34vjet, Ramën e Berishën! Kjo bëhet me luftë, ku armët e PD janë ofertat dhe programet më të mira pro tregut të lirë, pro sipërmarrjes, profesioneve të lira… shpirtit fisnik të punës në Shqipëri, dhe armata e PD në këtë luftë janë të rinjtë që vijnë nga familjet fisnike antikomuniste, që vijnë nga suksesi në sipërmarrje, prefesione të lira apo botën akademike!
Lulzim Basha i bëri tjetër shërbim të madh, PD dhe të djathtës dje!