SPAK nis komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur komunikimin e akuzave ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Ish numri dy i qeverisë, është marrë i pandehur nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshehjes së pasurisë, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka përfunduan hetimet dhe po iu komunikon akuzat të pandehurve, Arben Ahmetaj dhe dy bosëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Sipas SPAK, ish zv.kryeministri, tashmë në arrati, ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri të paluajtshme dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve.

Ahmetaj është nën hetim për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

VIJON…

Artikulli paraprak“Harruan” hetimin për dy koncesione disa milionë dollarëshe, Desada Metaj: Rithemelimi u shit te oligarkët
Artikulli tjetër“Nga mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, përfitojnë vetëm kriminelët”- Vjosa Osmani: I pamundur pa mbështetjen e SHBA-së