Negociatat PS-Rithemelimi/ Haklaj: Rama u bashkua me Berishën, besëlidhje anti-SPAK

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv duke komentuar aktualitetin politik në vend, thotë se Edi Rama u bashkua me Sali Berishën dhe kanë krijuar një besëlidhje anti-SPAK.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj tha se ato i bashkon halli i përbashkët, pasi edhe Rama kur mos të jetë më në pushtet do të shpallet non grata.

‘Bashkim i Berishës me Ramën, besëlidhjen anti-SPAK dhe anti SHBA. Nuk shpallin non grata në udhëheqje. Të njëjtat veprime që ka bërë Berisha po bën edhe Rama. Po pengojnë drejtësinë. Nuk po e mbështesin SPAK. Pasi nuk e morën peng PD-në. Mund të shpallet Edi Rama non grata kur mos të jetë në pushtet.

Kjo quhet bashkim i Ramës dhe i Berishës për të njëjtin hall që kanë. PD e ka grupin parlamentar. Grupi që ka bashkëpunuar Rama është grupi i PD-së që ka abuzuar Gazment Bardhi. I bashkon halli. Është bashkuar në mënyrë mekanike Foltorja me grupin e Gazeve Judës Gjekmarkaj dhe Tabakës që thotë jemi mbi palët.

Pasi miratuan gjithë ligjet e mbajtën peng Kuvendin. Kërkuan 8 komisione dhe u dha Rama vetëm dy komisione. Është loja, Rama është tallur me ta. Komisionin për sterilizimin, pse heshti Berisha për komisionin e Charels McGonigal.’- tha Haklaj.

Artikulli paraprak32 vite nga fitorja e parë e PD, Basha: Domosdoshmëri një 22 Mars i dytë, idealizmi dhe entuziazmi i atyre viteve ka nevojë të rindizet edhe një herë. PD do rikthejë shpresën
Artikulli tjetërNgjarja e javës ishte vizita e Tod Robinson në SPAK