Rezistent ndaj të ftohtit, shkencëtarët kanë zbuluar betonin që shkrin vetë borën në rrugë

Betoni vetë-ngrohës u zhvillua nga shkencëtarët e Universitetit Drexel në SHBA dhe mund të shkrijë centimetra borë pa përdorur kripë. Betoni është testuar gjerësisht gjatë tre dimrave të fundit dhe fillon të nxehet pa një sistem ngrohjeje të jashtme sapo temperatura të bjerë nën zero.

 

Me rrugët klasike, nuk është vetëm problemi i pastrimit, kostove të pastrimit dhe ndotjes me kripë – nëse rrugët mund të mbahen në temperatura mbi pikën e ngrirjes, kjo do të zgjaste jetën e tyre të shërbimit.

Gjatë pesë viteve të fundit, një ekip në universitet i udhëhequr nga profesori, Armin Framan ka punuar në zhvillimin e një përzierje betoni që nuk arrin temperaturat e ngrirjes. Një përbërës kritik për arritjen e kësaj ishte parafina e lëngshme. Siç sugjeron emri, ky material është i lëngshëm në temperaturën e dhomës dhe përdoret si material për ndryshimin e fazës në përzierjen e betonit.

Artikulli paraprakUshtria serbe lëvizje në kufi me Kosovën, KFOR reagon pas deklaratave të Kurtit: Situata është e qetë
Artikulli tjetër“Pronarët u torturuan për të treguar ku kishin fshehur arin”- Si rrëmbyen komunistët pasuritë e tregtarëve pas ardhjes në pushtet! Dhjetëra persona u varrosën për së gjalli në Durrës