Basha: Të vendosur për të rikthyer besimin dhe shpresën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë një video përmbledhëse të takimit të tij me demokratë dhe qëndrestarë të PD në Lushnje.

Basha shkruan se “Ua kemi borxh demokratëve dhe shqiptarëve për t’i shpalosur alternativën tonë për një politikë njerëzore, përtej konfliktit për konsum ditor, larg pazareve në dëm të njerëzve dhe duke ndërtuar një alternativë serioze dhe të besueshme që i shërben, pa dallim, të gjithë shqiptarëve. Urimet më të mira për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarin e zgjedhur nga Kuvendi Zgjedhor i PD-së në Lushnje, Elvis Pisku!”

“Të vendosur për të rikthyer besimin dhe shpresën. – vijon më tej kreu i PD-së.

Artikulli paraprak“Kemi gati ofertën për shqiptarët”, Basha: I japim fund politikës së mashtrimit me premtime të ditëve të fundit të fushatës. Shumë shpejt ekipi që përcjellë programin tek qytetarët
Artikulli tjetër25 vjet nga bombardimet e NATO-S në Serbi, Basha: Nostalgjikët e Millosheviçit vazhdojnë të përkundin ambicie të së shkuarës, por fatmirësisht sot në Kosovë është NATO