Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, jep lajmin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
“Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.
Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.” – shkruan Basha.
Mesazhi i kryetarit të PD:
U kry!
Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.
Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.
Urime Kosovë!