Anëtarja e Kryesisë së PD Taulanda Jupi ndërsa foli për ‘vulën’ e Partisë Demokratike u shpreh se nuk është një çështje që duhet ta zgjidhë gjykata, por sipas saj duhet të merrte një zgjidhje politike.
“Konflikti në PD në mënyrë të pashmangshme ka qenë i shtyrë edhe drejt gjithë kampit opozitar. Gjithmonë kam artikuluar që nuk është një çështje që duhet ta zgjidhë gjykata, por do të duhet të jetë një zgjidhje politike”, tha Jupi.
Ndërsa komentoi letrën e Agron Gjekmarkajt, drejtuar Apelit për vulën e Partisë Demokratike, theksoi se sipas saj nuk ka asnjë vlerë.
“Sot kam reflektuar kur për të disatën herë dëgjoj, do ta quaja deputet, por që nuk përfaqëson qytetarët e Lezhës. E vetmja punë që ka bërë është të ironizojë, me ca shkrime si të “Hostenit”. Sa i përket letrës do thoja nuk ka ndonjë vlerë. PD është partia zyrtare pavarësisht se mbetemi ende në konflikt gjyqësor për vulën dhe logon. Ky konflikt duhet të tejkalohet sepse ky konflikt i PD pasqyron krizën e thellë që është në skenën politike në Shqipëri. Në këtë skenë politikë un shoh të nevojshëm polin e tretë që ka filluar të ngrihet nga PD për të krijuar një pol besimi politik në raport me qytetarin. Prej dy vite e gjysmë janë bërë të gjitha përpjekjet që Komisioni të funksionojë. Mund të gjendet vullneti politik për një reformë zgjedhore që të sigurojë rregulla loje të qarta. Nuk ka sot ende një qëndrim publik, a janë apo jo për lista të hapura?”, tha ajo.