Nga Azgan Haklaj
Lajmi i mirëpritur për Kosovën u dha live nga Strasburgu prej liderit të PD-së Lulzim Basha ku ndjehej qartë krenaria, gezimi dhe optimizmi.
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE aprovoi raportin e raporteres Dora Bakojanis pa asnjë parakusht.
Përveç kësaj Basha i bëri thirrje të përsëritur publike qeverisë shqiptare akordimin e një fondi prej 50 milion euro për fuqizimin e mbrojtjes se Republikës se Kosovës në këtë situatë gjeopolitike të trazuar nga agresioni rus dhe aleatët e Rusisë në Ballkan.
Me levizje të sakta e konkrete Lulzim Basha po deshmon lidershipin dhe seriozitetin e tij politik me theks të veçantë euroatlantik.
Rrugëtimi i tij diplomatik duke propozuar e argumetuar në emër të KiE konfiskimin e 300 biliardë asete të agresorit rus, kryesisht në vendet e G7 dhe përdorimin e tyre për rikonstruktimin e Ukrainës ka gjetur mbështetje dhe aprovim në kancelaritë me eminente perëndimore.
Levizjet e Bashës si gjithmonë koherente dhe të sakta në interes kombëtar dhe euroatlantik kanë shqetësuar korin e recituesve dhe tallavanë e poshtë ballkonit të “non gratës”.
Shprehje e shqetesimit dhe deshpërimit janë edhe pamfletet e vjershëroeit të rithemelimit Gonit të Gjekmarkajve, i cili guxon të shantazhojë gjykatën vetëm pak ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken dhe ndihmës/Sekretari Robinson i kanë akorduar drejtesisë së re shqiptare besim dhe mbështetje pa rezervë.
Nuk e di nëse Bardhi, Gjekmarkaj e të tjerë “vizionarë” e dinë që Rithemelimi e ka vulën e tij të depozituar në KQZ me emrin dhe siglat PL dhe nënshkrimin Brahimllari.
Zëra të ndryshëm thonë që shqetësimi i Gjekmarkajt vjen pasi edhe kjo vulë është sekuestruar nga SPAK-u së bashku me telefonat e Ilir Metës dhe zjn Kryemadhi e famijarëve të tyre politik dhe biologjikë.
Gazment Bardhi nuk është i besueshëm si jurist të fitoj ndonjë vulë opozite pasi që ka humbur gjyqin për qenushin.