Një aksident tragjik ka ndodhur në Afrikën e Jugut ku 45 persona kanë humbur jetën pasi autobusi ku udhëtonin ra nga ura në luginë.
Një vajzë tetëvjeçare, e vetmja e mbijetuar, u dërgua në spital me plagë të rënda.
Autobusi ra nga një lartësi prej 50 metrash dhe u përfshi nga flakët kur u përplas në tokë në provincën verilindore Limpopo.
Pasagjerët ishin pelegrinët që udhëtonin nga kryeqyteti i Botsvanës Gaborone për një shërbim të Pashkëve në qytetin e Morias.
Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga një urë në Mmamatlakala midis Mokopane dhe Marken, rreth 300 km në veri të Johanesburgut, sipas SABC.
Ministrja e Transportit Sindisiwe Chikunga, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, shprehu “ngushëllimet e saj të përzemërta për familjet e prekura nga aksidenti tragjik”.
Ajo tha se qeveria e Afrikës së Jugut do të ndihmojë në riatdhesimin e trupave dhe do të zhvillojë një hetim të plotë për shkakun e rrëzimit.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me ju gjatë kësaj kohe të vështirë”, shtoi ajo.