“Sandokan”, i cili ndodhet në burg, u arrestua në vitin 1998 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për disa vrasje. Në vitin 2018 ishte djali i tij Nikolla, i pari në familje që u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë.
Në vitin 2021 edhe djali i dytë Walter vendosi të bashkëpunonte. Djali tjetër Emanuele Libero, i cili do të lirohet nga qelia në muajin gusht, ndërsa gruaja e Sandokan, Giuseppina Nappa, nuk ndodhet në Casal di Principe.
Policia shkoi në Casal di Principe për t’u propozuar të afërmve të liderit të klanit, përfshirë djalin e tij Ivanhoe, të hynin në programin e mbrojtjes, duke konfirmuar gatishmërinë e Sandokan për të bashkëpunuar me DDA të Napolit.
Mbajtës i sekreteve të rëndësishme
Vendimi i Francesco Schiavone, i cili është diagnostikuar me kancer dhe që ruan sekrete të rëndësishme, mund të jetë gjithashtu një mesazh i synuar për botën e jashtme, veçanërisht për të mos u përpjekur të riorganizojë klanin.
Sipas hetuesve, zgjedhja e bosit të krimit mund të jetë një mënyrë për të vendosur një gur varri mbi aspiratat e pasardhësve të tjerë të mundshëm.
Ndërthurja mes Kamorrës dhe politikës
Bashkëpunimi i Francesco Schiavone, është shpresa e gjyqtarëve që mund të hedhë dritë mbi disa mistere të pazgjidhura, si vrasja në Brazil në vitin 1988 e themeluesit të klanit Antonio Bardellino, ose mbi lidhjet mes Camorra-s dhe politikës.