Analisti politik Fitim Zekthi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se çështja e Himarës është thjeshtë një furtunë në gotë, një tymnajë pluhuri, pasi ajo u politizua nga Greqia.
“Beleri është thjeshtë një furtunë në gotë, tymnajë pluhuri. Ata nuk duan që të hetohet Beleri. Një pjesë e opozitës ka bërë një budallallëk me brirë që e kandiduan Belerin dhe jemi në këtë situatë. Presidenti, si autoritet më i lartë, do dekretoj zgjedhjet, por do të presë deri sa drejtësia të thotë fjalën e fundit. Nëse ai del i pafajshëm shkon e bën betimin”, tha Zekthi.