Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, të pazhvilluara mjaftueshëm

Ka ende shumë punë për të bërë për të konsoliduar edhe më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. 65.6% e shqiptarëve të Shqipërisë dhe 52.4% e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur se marrëdhëniet mes dy kombeve nuk janë zhvilluar mjaftueshëm.

18.8% e shqiptarëve të Shqipërisë dhe 30.7% e shqiptarëve të Kosovës janë neutral kur pyeten për konsolidimin edhe më tej të marrëdhënieve mes dy shteteve, por 9.1% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 9.8% e shqiptarëve në Kosovë, nuk janë dakord që marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë zhvilluar mjaftueshëm. 6.5% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 7.1% e shqiptarëve në Kosovë nuk e dinë zhvillimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë.

Mendimi i qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë është sjellë për herë të parë nga Barometri i Euronews Albania, me një kampion prej 1000 intervista ballë për ballë.

Artikulli paraprakTë dielën ndërrohet ora/ Si do të lëvizin akrepat
Artikulli tjetër“Modeli i vjedhjes në qeveri, është transferuar në Bashkinë Tiranë”/ PD, Karabina: Mbështesim pa kushte SPAK-un, Erjon Veliaj të japë dorëheqjen