Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me hapjen e listave, ku u shpreh se ato ripërtërijnë elitën politike në vend.
“Listat e hapura i shërbejnë dy qëllimeve: në raport me qytetarët sepse u mundësojnë qytetarëve të çojnë në Parlament atë që dëshirojnë dhe jo atë që u përcakton kryetari i partisë. Dhe nga ana tjetër dhe e kuptoj që me këtë prek shumë nerva në veçanti të kryetarëve aktual të formacioneve politike, diktojnë dhe një realitet shumë më të sakt sesa primarja më masive. Pse, sepse një listë e hapur do të thotë se cili ka më shumë vota brenda partisë. Ky mund të jetë kryetari i partisë, por mund të mos jetë kryetari i partisë. Mund të jetë një tjetër grup deputeteësh dhe deputetesh. Pra në këtë mënyrë rinovon, ripërtërit edhe elitën politike brenda partive politike. Dhe natyrisht nxit konkurrencën e brendshme, nxit që çdokush që aktualisht është në pozita përgjegjësie, të vayhdojë të qëndrojë në kontakt me njerëzit në mënzrë që të meritojë besimin e njerëzve.” – tha Basha.