Azgan Haklaj: E bëri edhe këtë, Ilir Meta vjedh edhe zyrat e veta!

NGA AZGAN HAKLAJ

Askush nuk do të çuditej në këtë vend që Ilir Meta të vidhte qoftë dhe si xhepist ordiner autobusësh.

Ai është një hajn i semurë klinik por kësaj here ai nuk kreu një vjedhje për përfitim por një vjedhje për të fshehur gjurmët e përfitimit dhe abuzimit.

Ju drejtua organeve ligjzbatuese si kallzues çuditërisht shume ditë, (Vjedhja në 4 mars, denoncimi i Metës më 28 mars), pas datës se pretenduar që i janë vjedhur zyrat!?

Flitet sipas Metës se i jane vjedhur servera, hard disqe e pajisje kompjuterike.
Duke e njohur mirë Ilir Meten sikundër dhe hallet ligjore kontekstuale të tij dhe familjes, e fundit gjë që të shkon ndërmed është se kjo ngjarje ka ndodhur.

Eshtë një truk i radhës për të zhdukur gjurmët e krimit ekonomik dhe abuzimeve që ky njeri dhe korporata e tij korruptive e kleptokratike me emrin LSI ka kryer që nga viti 2005.

Tani drejtësia është pa këta servera “të grabitur ” por ka në dorë mijëra prova qe Ilir Metën do e dergojnë në pranga.

Që kur ka filluar karrierën e tij si Sekretar i Pergjithshëm i Ministrisë së Transporteve në vitet 90-të Ilir Metaj eshte akuzuar si hajdut ordiner për të mbërritur kulmin me “bllokun” e tij.

“Blloku” i tij i zi ishte shkaku nismëtar i gjakderdhjes se 21 -Janarit.
Ndaj ky krim përpos aktorëve të tjerë duhet të hetojë dhe zanafillën e tij.

Levizjen e fundit të Ilir Metës me palestra, me mace, viça, gomar e qenushe nuk janë gjë tjetër përveçse provë e tmerrit që e ka zënë nga SPAK-u dhe aleatët euroatlantikë që qëndrojnë stoikë pas tij.

Rënia e Ilir Metës nuk është një rënie thjesht numerike e një kryehajduti por shënon thyerjen e një brinje tjetër të trekëndëshit të zi të Bermudës, apo trebythkëndëshit të hajnisë.

Artikulli paraprakKanada: Shkollat paditin mediat sociale për efektet që kanë tek nxënësit
Artikulli tjetër“Gjykata e Lartë nuk gjykon çështje jashtë radhës, për dy vite ne…”- Sokol Sadushi për VOA: Akuzat politike dëshmojnë se organet e reja të drejtësisë po funksionojnë