Anëtarësimi në NATO, Basha: PS u pozicionua gabim atëherë, panë interesin partiak. Njoftuan miting ditën e marrjes së ftesës nga Aleanca

Në intervistën me gazetarin Ermal Peçi dhe pedagogun Marsid Gupi, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka risjell edhe një herë në vëmendje një detaj të harruar nga të gjithë. Basha kujtoi se PS në atë periudhë u pozicionua gabim, duke parë interesin partiak. Madje, njoftuan miting ditën e marrjes së ftesës nga Aleanca.

Podcasti i sotëm u fokusua kryesisht në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por do jenë një sërë bisedash të vazhdueshme, ku kreu demokrat do t’i përgjigjet interesit të gazetarëve jo vetëm për shqetësimet e demokratëve, por edhe ato të krejt shqiptarëve.

Basha: Procesi i anëtarësimit në NATO nuk kishte për të ecur përpara pa një angazhim total të të gjithë faktorëve brenda qeverisjes. Nga ana e opozitës së atëhershme , është ajo sëmundja e vjetër që të shikosh diçka që arrihet, janë gjëra që nuk duhet t’i kujtojmë. Siç thonin “NATO-ja është natë”, apo njoftimin e një mitingu ditën e marrjes së ftesës, që nuk u bë fatmirësisht, tregonte që kishte një tension. Tensioni ishte brenda një grupi të PS, do të thoja dominant në një mënyrë, grupit më të fuqishëm politik që e shikonte këtë në optikën e ngushtë të interesit partiak. Këta do marrin meritat, po vijnë zgjedhjet e 2009-ës, e tjerë e tjerë, domethënë atëherë u pozicionuan gabim. Tani mburen , tani duket sikur kanë qenë ata që e kanë bërë procesin që e kanë bërë. Edhe mirë është që ta harrojmë këtë pjesë, sepse nuk na bën nder bujari dhe fisnikëri, por duhet të jesh zemërgjerë në politikë. Zemërgjerësia në politikë është mandra e konservatorizmi, e politikës së djathtë. Domethënë ngushtësia për ta parë këtë se ky është një avantazh që po merr kundërshtari politik. Por siç ju thash, nuk ishte vetëm ky lob, ishte dhe një lob tjetër, s’duata përmend me emër se do thonë ky tani këtë po e veçon për mirë, ndoshta nuk i bëj mirë në jetën e brendshme partiake, por kishte persona që kanë pasur përgjegjhësi shtetërore të cilët u ngritën dhe thanë që “nuk mund të adoptojmë qëndrime të tilla, futja në NATO është diçka që duhet të shkojë përtej politikës së përditshme, përtej konfliktit tonë si socialist me PD”. Dhe mendoj që ka qenë një zë i arsyeshëm që çoi dhe në hapa të tillë, që nuk e bën atë mitingun se do të kishte mbetur si një njollë e zezë.

Artikulli paraprakBasha zbulon batutën e ambasadores amerikane në NATO ku nisi procesi i antarësimit: Keni vetëm gjysmë vote pro, shumica e anëtarëve janë kundër
Artikulli tjetërAmbasada amerikane mesazh në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO