Me Bashën!

Nga Ermal Peçi

Ditën e sotme mori formë një tjetër mënyrë komunikimi me qytetarët, një podcast i titulluar: “Me Bashën”. Duke shkëmbyer idetë dhe mendimet në tryezat mes miqsh, se si do të arrijmë të sjellim profile politike në opinionin publik, në atë profil që quhet njerëzori. Ne edhe miqtë tanë Sidi, Lirdi dhe disa të tjerë, të cilët kanë zgjedhur mos të jenë publik, diskutojmë shpesh për podcastet e Joe Rogan, por edhe Ben Shapiro, dy nga emrat më të fortë dhe me audiencën më të madhe në opinionin publik botëror.

Një mënyrë komunikimi, e cila është shumë larg nga autocensura e mediave të pushtetit, të cilat nga mëngjesi deri në darkë sulmojnë pa pushuar njeriun, i cili është anti establishment. Një pushtet i thashethemeve është ngritur nga përbindëshat e pasur dhe shumë të pushtetshëm të politikës, Berisha, Rama dhe Meta për të sajuar të pavërteta dhe për të dëmtuar figurën e Lulzim Bashës. Nga këto diskutime lindi dhe ideja që Ne t’i propozonim Lulzim Bashës idenë e një podcasti, ku ai të fliste për anën e panjohur të rrugëtimit të tij politik. Në fillim ishim skeptik me idenë tonë sepse po kërkonim të bënin podcast me njeriun, i cili e kërkon çdo studio, çdo meidan mediatik edhe politik.

Lulzim Basha pavarësisht skepticizmit tonë e priti mjaft mirë dhe me shumë sportivitet idenë e një podcasti ku ai të fliste për sfidat, të thënat e të pathënat e një rrugëtimi të tij politik. Sot e nisëm me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe pavarësinë e Kosovës, ku Basha në atë kohë ka qenë Ministër i Jashtëm.

Një bisedë miqësore, e cila tregon prapaskena dhe momente, të cilat janë shumë të rëndësishme, si pyetja e Presidentit Bush Si i kam shqiptarët e mi? deri tek hungërima e Lavrovit, Pse Shqipëria u bë pjesë e Natos? Në të gjitha këto biseda ne u përpoqën të sjellim Bashën njerëzor, të cilit Ne dhe miqtë tani i besojmë dhe e mbështesin për të sjellë në opinionin publik një imazh, të cilin ne e kemi prekur në bisedat personale, por që Basha për shak të asaj që ai e preku dhe vetë që i përket një klase politikanësh, të cilët janë shumë institucionalë dhe e mbajnë larg personalen nga publikja, ne u munduam të sjellim Bashën njerëzor që ne njohim përtej çfarë thotë pushteti i thashethemeve.

Prandaj do ju lutesha secilit prej jush që ka pyetje dhe mendime konstruktive të shkruajë si tek unë dhe tek Marsid Gupi. Ne do të jemi zëri juaj e do të mundohemi të sjellim tek ju një Bashë që shumë pak e keni njohur. Këtë rrugëtim do ta bëjmë bashkë me ju miqtë tanë.

Artikulli paraprak“Po tkurremi”, Zaloshnja: Nga ky vit do lindin më pak sesa vdesin. Shkak lindshmëria e ulët tek grat
Artikulli tjetërZëdhënësja e PD-së: Nga fillimi i majit do të kemi listën e kandidatëve për deputetë