Dermatiti perioral është një skuqje inflamatore në lëkurën rreth gojës, poshtë hundës dhe syve. Kjo sëmundje shfaqet si një skuqje në lëkurë, por në formë aknesh ose lëkurë të rrjepur. Në lëkurat më të errëta, shfaqet si i hiperpigmentuar në ngjyrë kafe. Kjo gjendje prek gratë nga mosha 20 deri në 45 vjeç, por sëmundja mund të prekë dhe fëmijët e çdo moshe. Episodet e dermatitit perioral mund të zgjasin disa javë ose muaj.
Çfarë e shkakton këtë sëmundje lëkure?
Shkaku i dermatitit perioral është ende i panjohur. Por, mjekët dermatologë mendojnë se ndikim në këtë gjendje kanë edhe faktorë të tillë si përdorimi i kremrave me përbërës të fortë, pilulat kontraceptive, kremi i diellit, një infeksion bakterial, pështymë e vazhdueshme etj.
Si trajtohet?
Kolegji Amerikan Osteopatik i Dermatologjisë (AOCD) rekomandon se nëse po përdorni kremra të ashpër për fytyrën apo spray për zhbllokimin e hundëve, ato të ndërpriten deri në qetësimin e simptomave të këtij dermatiti. Por, kremat dhe antibiotikët që mund të përdoren për këtë sëmundje në varësi të shkallës së përhapjes jepen të gjitha me recetën e mjekut dermatolog.