Masakra e 2 Prillit 1991, deputetja e PD, Eralda Tase: Sakrifikuan jetën për t’i thënë “Ndal” regjimit më të egër komunist

Në një postim në facebook, deputetja e PD, Eralda Tase, përkujton masakrën e 2 Prillit 1991.

Martirët e 2 Prillit 1991, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka përvec dhimbjes së madhe që shkaktuan në shoqërinë e asaj kohe, bënë që tek unë të lindte një adhurim për guximin e trimërinë që treguan, duke sakrifikuar edhe jetën për t’i thënë “Ndal!” regjimit më të egër komunist.” – shkruan deputetja e PD-së.

Më poshtë postimi i plotë:

Martirët e 2 Prillit 1991, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka përvec dhimbjes së madhe që shkaktuan në shoqërinë e asaj kohe, bënë që tek unë të lindte një adhurim për guximin e trimërinë që treguan, duke sakrifikuar edhe jetën për t’i thënë “Ndal!” regjimit më të egër komunist.

Heronjtë që deri në atë kohë unë i kisha njohur vetëm nëpër libra, papritur morën një tjetër pamje, një pamje më reale e të vërtetë, për të cilën të gjithë kishim nevojë. Një emocion ky që akoma jeton ne memorien time.

2 Prilli duhet të jetë një thirrje, për të dërguar para drejtësisë autorët e këtij krimi. Drejtësia nuk ka vepruar kurrë mbi komunistët e djeshëm dhe as mbi ata të sotëm.

Ata ende janë në pozicionet më të rëndësishme drejtuese.
Ndërgjegja jonë duhet të na shtyjë të luftojmë me forcë rrënjët e të keqes më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë ndër vite.

Lavdi përjetë heronjve të kombit!

WhatsApp Image 2024 04 02 at 10.04.491 WhatsApp Image 2024 04 02 at 10.04.49

Artikulli paraprakTaulant Balla paraqitet në SPAK
Artikulli tjetër“Për të qartësuar mjegullën e mashtrimeve dhe dezinformimeve në lidhje me procesin e sotëm gjyqësor në Gjykatën e Tiranës”/ PD, Kthupi: Ja e vërteta!