Shqipëria, trampolina drejt BE-së, Poli Hoxha: Instalimi i FRONTEX, tregues i shqetësimit. Bashkë me emigrantët, futen dhe terroristë

Shpresa për të kaluar nga kufiri grek përmes Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përfundoi në tragjedi.

7 klandestinë të huaj dhe drejtuesi i mjetit humbën jetën kur makina fluturoi nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit. Ngjarja ndodhi në orën 4 të mëngjesit, kur tentativa e trafikut u zbulua nga policia.

Pikërisht rikthimi i trafikut të emigrantëve të paligjshëm ishte pjesë e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma.

Për analistin Poli Hoxha çështja në fjalë shkon në kufijtë e sigurisë kombëtare.

“Asnjëherë në këto raste kur kapen shoferët deri këtu kanë mbetur çështjet dhe asnjëherë nuk është bërë një hetim se kush janë kokat e trafikut të emigrantëve në Shqipëri.

Dhe për të parë sa shqetësuese është kjo, ndodh që BE-ja kërkon të instalojë trupat e Frontex-it dhe duan ta sjellin si ushtri, tregon shqetësimin në fjalë.

Kjo sepse bashkë me këtë flukse emigrantësh mund të futen dhe flukse kriminale, terroriste, apo personash të tjerë me rrezikshmëri të lartë”, theksoi Poli Hoxha.

Artikulli paraprak“Foltorja s’do dalë dot kurrë nga kontrolli i Berishës”, Zekthi: Bardhi mund të ketë ëndërr të marrë drejtimin e partisë por…
Artikulli tjetërBasha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Ali Oseku