Juventus triumfon ndaj Lazio, dy gola në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Juventusi ka triumfuar 2-0 ndaj Lazios, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Takimi filloi me ritëm të lartë, me “Zonjën e Vjetër” që u vendos menjëherë në kërkim të golit të epërsisë. Në minutën e 11-të, Vecino preku topin me dorë në zonë, për arbitrin Massa nuk pati dyshime: Penallti për bardhezinjtë. Por Massa u thirr nga VAR dhe pas rishikimit të rastit, ai i anuloi 11-metërshin skuadrës së Allegrit për pozicion jashtë loje të Cambiaso. Në minutën e 39-të, shansi i parë i artë për kryeqytetasit, Luis Alberto gjeti vetëm traversën.

Në pjesën e dytë golat e Chiesas dhe Vlahovic i dhanë Juventusit suksesin në aktin e parë.

Artikulli paraprakVuani nga urthi? Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të çliroheni nga ndjesia e bezdisshme
Artikulli tjetër“Angazhimi i SHBA për aleancën nuk diskutohet”, Blinken jep garanci: Nëse preken vendet anëtare, zbatojmë nenin 5 të NATO-s