“Angazhimi i SHBA për aleancën nuk diskutohet”, Blinken jep garanci: Nëse preken vendet anëtare, zbatojmë nenin 5 të NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë një intervistë për mediat në Francë, gjatë vizitës së tij zyrtare në Paris.

Gjatë intervistës Blinken nuk sulmoi në asnjë moment ish-Presidentin dhe kandidatin republikan Donald Trump.

Blinken u tregua i sigurt se në rast të fitores së Trump, angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO nuk do të jetë në pikëpyetje duke adresuar komentet e mëhershme të republikanit.

Trump para pak kohësh ka paralajmëruar se nëse aleatët e SHBA në NATO nuk paguajnë detyrimet e tyre për mbrojtjen, atëherë Shtetet e Bashkuara nuk do t’i mbrojnë në rast lufte.

Duke folur më tej për aleancën ushtarake, Blinken dha garanci për nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit në rast kërcënimi të një shteti anëtar, të gjithë vendet e tjera përfshihen drejtpërdrejtë në konflikt me agresorin.

Blinken tha se sikur edhe një milimetër tokë e vendeve baltike të preket, neni 5 i NATO-s do të zbatohet, duke iu referuar tensioneve të krijuara në Detin Baltik me Rusinë.

Artikulli paraprakJuventus triumfon ndaj Lazio, dy gola në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë
Artikulli tjetër“Ekstremizmi politik në Shqipëri, më shumë shqetësues sesa ai fetar”/ Studimi: Votimi për partinë në pushtet, i domosdoshëm për të mbajtur një vend pune në administratë