“Goditje nën brez SPAK-ut nëse votojnë sot amnistinë”- Alibeaj për amendamentin e PD: Pres që t’i hapen petët lakrorit të hidhur që po u gatuajnë shqiptarëve

Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për gazetarët jashtë Kuvendit, është shprehur se nëse votohet sot Amnistia Penale do të ishte një goditje nën brez ndaj SPAK-ut dhe të gjithë aspiratës shqiptare.

Alibeaj u shpreh se tashmë çdo ligj është si rezultat i pazareve të fshehta, ndërsa tha se pret që amendamenti i PD-së jo vetëm të futet të procedurë, por edhe të mbajnë një qëndrim politik që t’i hapen petët lakrorit të hidhur që po u gatuajnë shqiptarëve.

“Sot SPAK është në kulmin e vetë, godet grupet kriminale, korruptive. Sot është momenti më i papërshtatshëm që t’i jepet kjo goditje nën brez SPAK-ut dhe gjithë aspiratës shqiptare.

Ky është testi i mortalitetit ndaj protestuesve dhe drejtësisë së re

Dijenia e vetme është se fati se kanë rënë në një Pazar të errët për të bërë ligje që presin çështjet më të rëndësishme dhe përsa kohë është në anonimat, është e mbyllur pas perdeve asgjë e mirë nuk vjen.

Nuk kam frikë, ndjek procedurat. Jam i vetmi deputet që kam marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve. Nuk më bën çudi me këtë shkelje procedurash dhe rregullash. Pres jo vetëm të futet në procedura por të mbajnë një qëndrim politik që ti hapen petët lakrorit të hidhur që po u gatuajnë shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Artikulli paraprakPartia Demokratike depoziton në Kuvend amendamentin për Projektligjin për Amnistinë Penale
Artikulli tjetërAmnistia penale, Sefa: Propozimi i Bardhit, ‘fjalë për fjalë’ si ai i Manjës. Përfitojnë gjyqtarë dhe drejtorë të dënuar