Amnistia penale, Sefa: Propozimi i Bardhit, ‘fjalë për fjalë’ si ai i Manjës. Përfitojnë gjyqtarë dhe drejtorë të dënuar

Indrit Sefa, sekretar për çështjet ligjore në PD tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se propozimi i Gazment Bardhit për amnistinë penale është ‘mot a mot’ si ai që ka bërë në fillimi ministri Manja.

Më tej, Sefa theksoi se është e gjitha një pazar mes Rithemelimit dhe PS-së për të bërë shfaqjen e radhës dhe se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjyqtarë, prokurorë dhe drejtorë bashkish të dënuar.

Te neni 5 i amnistisë dhe me amendamentin e Bardhit, pika a e nenit 75/A e kodit të procedurës penale që janë veprat penale, lejohet vetëm pika c që është për funksionarë të lartë.

Të gjithë drejtorët, sekretarët që nuk janë pikë e pikës c të nenit 75/A të kodit të procedurës penale përfitojnë nga ulja e dënimit, 1 vit e gjysmë meshkujt dhe 2 vjet femrat. Varianti i parë i parë i amnistisë i propozuar nga qeveria nuk ka pasur ndarje me pika. Është hile që po bëhet.

Thoni që amnistohen protestuesit! Më gjeni një vendim ku është proceduar një protestues, është proceduar dhe hetuar me nenin 236 paragrafi i parë.

Të gjithë protestuesit që janë në hetim dhe janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë apo Apeli janë me 236/2.

Prokuroria i ka proceduar dhe hetuar në bashkëpunim kur janë në bashkëpunim janë në paragrafin e dytë. Propozimi i Bardhit është ‘mot a mot’ si propozimi i Manjës. Ato vepra që propozon Bardhi, paragrafi i parë amnistoheshin dhe në fillin sa kohë thuhej deri në 2 vite dënim.

Asnjë tjetër nuk përfiton nga amnistia. Është për t’i hedhur hi syve, për të bërë shfaqjen e e radhës, për të treguar që i ke zemër protestuesit. I sfidoj të gjejnë një protestues që janë hetuar me 236/ 1.

Mirë që bëjnë pazar, po japin dhe leksione legjislative.

Përfiton kryetari i Gjykatës Kushtetuese që u dënua tani së fundmi. Përfitojnë një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh që janë dënuar me vendime të formës së prerë. Përfitojnë drejtorë të bashkive që janë me vendime të formës së prerë.

Artikulli paraprak“Goditje nën brez SPAK-ut nëse votojnë sot amnistinë”- Alibeaj për amendamentin e PD: Pres që t’i hapen petët lakrorit të hidhur që po u gatuajnë shqiptarëve
Artikulli tjetër“Zgjedhorja”, Sefa: Rithemelimi dhe PS kanë bërë marrëveshje për lista të mbyllura, votën e diasporës dhe që herësi të jetë 7 mijë vota