Amnistia Penale/ Deputeti i PD-së: Drejtorët hajdutë falen, protestuesit kundër korrupsionit në burg!

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, ka reaguar për marrëveshjen mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste në lidhje me miratimin ditën e djeshme të Amnistisë Penale.

Agalliu shkruan se drejtorët hajdutë, nga ata me çizme, që ngelën duke ngrënë mollë e dardhë, amnistohen nga deputetët e halleve të mëdha, ndërsa protestuesit kundër korrupsionit mbesin në burg.

Reagimi:

Drejtorët hajdutë, nga ata me çizme, që ngelën duke ngrënë mollë e dardhë, amnistohen nga DEPUTETËT e halleve të mëdha.

Ehh mor popull sa gjëra bëhen në emrin tënd!!!!

Hapni sytë dhe shikoni!!!
DREJTORËT HAJDUTË FALEN E PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT NË BURG!

Artikulli paraprak“Edi Rama në pazar me Rithemelimin e Berishës. Amnistia është vetëm fillimi”/ Karabina: PD e vendosur për t’i denoncuar pazaret e pista në kurriz të njerëzve
Artikulli tjetërÇfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?