Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social facebook një video të pjesëmarrjes së tij në Kuvendin Zgjedhor të degës 15 në Tiranë.
Basha shprehet se politika e vjetër e tranzicionit vijon paktin e kahershëm për të bërë “sikur” zihen dhe pastaj përfundojnë në pazar.
“Bëjnë “sikur” zihen, pastaj përfundojnë në pazar. Bëjnë “sikur” protestojnë kundër korrupsionit, por votojnë për të amnistuar të korruptuarit e pushtetit. Bëjnë “sikur” bashkohen me njëri-tjetrin, por janë më të përçarë se kurrë.” – shkruan Basha.
Më tej ai thotë se “Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta çjerr maskën e hipokrizës së politikanëve që e kanë mbajtur peng këtë vend vetëm për interesat e tyre dhe në dëmin e shqiptarëve”.
Më poshtë postimi i plotë i Bashës:
Politika e vjetër e tranzicionit vijon paktin e kahershëm për të bërë “sikur”.
Bëjnë “sikur” zihen, pastaj përfundojnë në pazar. Bëjnë “sikur” protestojnë kundër korrupsionit, por votojnë për të amnistuar të korruptuarit e pushtetit. Bëjnë “sikur” bashkohen me njëri-tjetrin, por janë më të përçarë se kurrë. Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta çjerr maskën e hipokrizës së politikanëve që e kanë mbajtur peng këtë vend vetëm për interesat e tyre dhe në dëmin e shqiptarëve. Jemi të vendour ta bëjmë përditë, duke marrë përsipër një sfidë në kufijtë e misionit. Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarin Saimir Lika të dalë nga Kuvendi Zgjedhor i degës 15 në Tiranë! Po ringrejmë një PD për të gjithë shqiptarët, pa dallim! Do t’ia dalim se kemi në krah të vërtetën!