“Kush do bashkim, bëhet vetëm përmes këtyre vlerave: drejtësi pa kompromis, kursi Euro-Atlantik, asnjë “non grata” brenda nesh, zgjedhje të lira me lista të hapura, distancim nga çfarëdolloj bartësi të korrupsionit brenda nesh. Kush i pranon, bujrum. Kush jo, derën e Partisë Pocialiste aty e ka, pazari aty është, le të zvarriten pas karrigeve që kanë, s’ua ka nevojën askush.” – kështu u shpreh Sekretari i PD, Enkelejd Alibeaj, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të Mallakastrës.
“E ardhmja e Shqipërisë do të jetë me një sistem drejtësie që vepron, me njerëz që zgjedhin përfaqësuesin e tyre, me njerëz të cilët do ta qeverisin këtë vend pa korrupsion, me njerëz të cilët nuk do ta konsiderojnë si çiflig Shqipërinë, siç kanë bërë këto 34 vite ata që janë.” – vijoi më tej ai.
Alibeaj: Kush do bashkim, bëhet vetëm përmes këtyre vlerave: drejtësi pa kompromis, kursi Euro-Atlantik, asnjë “non grata” brenda nesh, zgjedhje të lira me lista të hapura, distancim nga çfarëdolloj bartësi të korrupsionit brenda nesh. Kush i pranon, bujrum. Kush jo, derën e Partisë Pocialiste aty e ka, pazari aty është, le të zvarriten pas karrigeve që kanë, s’ua ka nevojën askush. Ky është qëndrimi që kemi ne final. Kjo është luftë për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk është thjesht kush po fiton, kush po merr ndonjë vot më tepër, jo. Ajo që ndahet në këtë periudhë e në zgjedhjet që vijnë, është e ardhmja e Shqipërisë. E ardhmja e Shqipërisë do të jetë me një sistem drejtësie që vepron, me njerëz që zgjedhin përfaqësuesin e tyre, me njerëz të cilët do ta qeverisin këtë vend pa korrupsion, me njerëz të cilët nuk do ta konsiderojnë si çiflig Shqipërinë, siç kanë bërë këto 34 vite ata që janë.