Goli i 15-të në kampionat, sulmuesi shqiptar i pandalshëm

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani, po kalon një moment mjaft të mirë, teksa është “abonuar” me golin në elitën e futbollit rumun.

23-vjeçari gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, në duelin ndaj Kluzh, ku skuadra e Rrahmanit u mposht me rezultatin 1-4 ndaj Kluzh, me sulmuesin që shënoi golin e nderit për vendasit. 

Për shqiptarin e Kosovës, ky ishte goli i 15-të në 18 javë kampionat me fanellën e Rapidit, teksa ka regjistruar edhe 3 asiste. Në këtë duel titullar e nisi vetëm Rrahmani, ndërkohë që Krasniqi dhe Florent Hasani u aktivizuan nga stoli, por nuk mundën të linin gjurmë.  

 

 

Artikulli paraprakKanceri i zorrës së trashë, dyfishohen rastet edhe në Shqipëri! Më shumë prek…
Artikulli tjetër“Emigracioni i paligjshëm, çështje kryesore për votuesit amerikanë”- VOA: Joe Biden dhe Donald Trump me qëndrime të kundërta