Politologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili mohoi të jetë i përfshirë në dosjen 5D për të cilën akuzohen disa drejtorë të bashkisë së Tiranës.
Teksa e konsideroi deklaratën si paradoksale, Kalemaj tha se Veliaj renditi sukseset e drejtorëve të tij teksa nga ana tjetër mohoi të ketë qenë në dijeni.
Sa i përket reagimit të kryeministrit, ai theksoi se Rama dhe Veliaj janë në unison me njeri- tjetrin, ndërsa u shpreh se mesazhi i këtij të fundit ishte pjesërisht i koduar.
Natyrisht aty pak a shumë kishte dy mesazhe që ishin të qarta i pari që ai mbështeste drejtorët e rëndësishëm të bashkisë që kanë gllabëruar paratë publike duke renditur sukseset e tyre dhe duke thënë se ata janë pjesë e ekipit, por nga ana tjetër ai nënkuptonte se nëse këta kanë ngrënë fiq e dardha pas kurrizit të tij ai nuk mban përgjegjësi.
Pak paradoksale kur thua se janë bashkëpunëtorët e tu të ngushtë dhe s’mban përgjegjësi. Ata kanë pasur mbështetje dhe koperturë të plotë. Kalojmë te pjesa e dytë e deklaratës së Veliajt ai la të nënkuptohej se është e njëjta gjë që Ramës i ka ndodhur me Ahmetaj.
Këtë mund ta lexojmë nga mënyrat më të ndryshme shantazh kërcënim, por unë e kam thënë se Rama dhe Veliaj janë në unison me njeri-tjetrin, skam parë ndonjë ndasi mes tyre. Në këtë sens nuk shoh të ketë ndonjë goditje, shmangie të Ramës ndaj Veliajt, dhe madje dhe dalja menjëherë pas reagimit të Veliajt ishte një konfirmim tjetër që Rama i dha.
Më tej ai shtoi se Veliaj do të tregojë se PS e ka mbështetur SPAK.
Natyrisht kljo ëhstë e përsëritur, ajo që tha Rama është përsëritja që SPAK ka një mbështetje nga fillimi në fund që është PS dhe Veliaj është në të njëjtën gjatësi vale për të thënë se ne jemi arkitektët e SPAK, ne e krijuam atë dhe i qëndrojmë verdiktit që do japë drejtësia.
Politikisht është në rregull, por nëse bëjmë avokatin e djallit ata ngrenë pyetjen që partia jonë, drejtësia jonë do na gjykojë ne? Natyrisht akuza të tilla për kontroll të politikës në drejtësi ka pasur, por përtej kësaj duhet thënë se përtej kufizimeve dhe funksionimit të SPAK që ka pasur është kthyer në emblemë të drejtësisë për shkak dhe të rasteve të larta të profilit politik dhe korrupsionit. Pastaj se sa këto çështje do të jenë të mirëkopsitura dhe do gjykohen kjo mbetet për tu parë, është ende testi i provës.
I pyetur nëse iu duk Veliaj i trembur nga ky hetim dhe a mendoni se SPAK do shkojë deri tek kryebashkiaku, Kalemaj tha se reagimi i tij 7 ditë nga ngjarja u justifikua me ndërhyrjen kirurgjikale. Ai tha se Veliaj ka kërkuar të fitojë kohë, por sipas tij ajo që duhet të bëjë është të japë dorëheqjen për paaftësi.
Veliaj u justifikua me një ndërhyrje kirurgjikale që ai bëri pikërisht në ditën që u arrestuan drejtorët e bashkisë. Kësaj i thuhet të kesh lindur me këmishë. Kështu që në këtë sens Veliaj ka shfrytëzuar ndërhyrjen kirurgjikale për të përfituar dhe pak kohë.
Por si duket i ballafaquar me faktet dhe protestën dhe një pjesë të mirë të medias që e ka vënë si kryelajm të saj ka reaguar sepse në momentin që të gjithë drejtorët e rëndësishëm të institucionit arrestohen duhet një reagim. Nqs Veliaj i beson verbatit të asaj që tha i bie të shkarkohet për paaftësi që s’ka mundur të zgjedhë një bashkëpunëtor që nuk ha dardhë pas kurrizit të tij.
Minimalisht i bie të shkarkohet nga kryeministri për paaftësi ose të japë dorëheqjen. Kjo është minimalja, por nuk besoj se Veliaj do e japë dorëheqjen, por dhe mbrojtja që i bëri sot Rama e përjashton dhe shkarkimin. Klani i Veliajt është i rëndësishëm në elitën e Partisë Socialiste.