“Duan të dekurajojnë SPAK”, Alibeaj: Ja pse PS e Rithemelimi u bënë bashkë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi i marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit është që të dekurajojnë Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Sipas tij, të dyja palët kanë probleme me SPAK, Rithemelimi me kryetarët dhe mazhoranca me zyrtarët e korruptuar.

“Palët janë ndarë, nga një anë jemi ne PD, që e mbështesim në maksimum produktin e SPAK, ka një palë tjetër që kanë probleme me SPAK; Rithemelimi ka problem të madh me drejtuesin e tyre, mazhoranca sot është ajo që ka predikuar gjithmonë për mbështetjen ndaj SPAK, Rama e ka cilësuar produkt i PS, ndërkohë që bashkohen tek kjo çështje. Hallexhinjtë e SPAK janë bërë bashkë dhe nuk është lëvizja e parë dhe e fundit, se ka një sërë lëvizjesh të tjera nën dhe që duan të godasin SPAK; shpërthimet e kryeministrit ndaj BKH, Shalsi tha se do krijojnë një komision për të kontrolluar SPAK, dhe e fundit është raporti i fundit i SPAK që ka të dhëna të frikshme, një prej tyre është kjo: në 2023 ka 40 për qind e referimeve për korrupsion nga shteti vetë”, tha ndër të tjera Alibeaj.

 

Artikulli paraprakAlfrida Marku: Familjet shqiptare do të përballen me rritjen e pajustifikuar të tarifës së ujit të pijshëm, PD kundër
Artikulli tjetër“Gjendja e fermerëve është alarmante”, reagimi kryetares së PD, Fier, Eriselda Çelaj: Importojmë qumësht nga Serbia apo Sllovenia, dhe qumështin vendas e derdhim në rrugë