Analisti Fitim Zekthi nuk e sheh serioze punën për krijimin e një federate të opozitës.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se diçka të tillë nuk mund ta bëjë Sali Berisha.
Sipas tij, kandidati për kryeministër nga federata e opozitës, duhet të jetë dikush që është i pakorruptuar.
“Do duhet që aktorët kryesorë politikë Lulzim Basha, Sali Berisha, do duhet të kuptojnë që secili prej tyre duhet të heqë dorë. Të ketë një kandidat për kryeministër, një njeri që e dinë që është i pakorruptuar. Kjo është federata. Këtë gjë nuk mund ta bëjë dot Sali Berisha. Këto janë të gjitha përralla. Foltorja nuk është parti politike. Partia e Foltores ka hierarki, por nuk ka vokacion politik dhe nuk ka synim politik. Ata ende do rrinë të asociuar te më i forti, te Sali Berisha. Padyshim që ka negociata. Shqiptarët, nuk duan këtë qeveri dhe kryeministër por nuk gjendet një narracion. Zoti Basha, e pranon kete gje, një bashkim te faktorit opozitar, por cilat janë parimet? Marrëdhëniet me SHBA, ruajtja e vlerave të djathta dhe mbeshtetja për SPAK-un”, theksoi ai.