Basha në Report Tv: Me Metën s’ka bashkëpunim në zgjedhjet e 2025! Listat, po evidentojmë më të mirët brenda e jashtë! Marrëdhëniet me SHBA, të shkëlqyera

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me Ilir Metën në zgjedhjet e 2025. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj Basha tha se koalicioni me LSI-ne (Dje sot Partia e Lirisë) u diktua nga rrethanat politike të 2017

Tregon se ka  ‘zero raporte me Metën e Kryemadhin’ dhe përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me ta në zgjedhjet parlamentare të 2025

 “Ka qenë koalicion politik i diktuar nga rrethanat e 2017. Nuk ka qenë asnjëherë marrëdhënie e çliruar nga mosbesimi. Koha e tregoi se ishte marrëdhënie me shumë dëme për PD, e demokratët. Përjashtoj çdo bashkëpunim me Partinë e Lirisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quan aleancë PS dhe Rithemelimi kundër SPAK miratimin e amnistisë penale më 4 prill 2024.

Pyetje: Aministia Penale, a u kompleksuat pak?

Basha: Jo. Ne i kemi bërë të qarta kushtet dhe ishim transparentë. Nëse të dy kushtet do të përmbusheshin do të votonim amnistinë. PS zgjodhi të ulte në gjunjë disa deputetë të opozitës. Shumica dërrmuese mbi 90% e protestuesve do të vijojnë të jenë në procese gjyqësore. Aleancë e karshillik i hapur që i bëhet PS, nga një grup njerëzish që vepruan si aneks për PS. Nga amnistia lanë të përfitojnë drejtorët. Mesazhi i SPAK është ju i hetoni, i dënoni ne i lirojmë.  Aleancë kundër SPAK

Basha flet për një pazar për mbijetesë politike.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë në panik nga SPAK dhe ajo opozitë në vend që të inkurajojë SPAK po e sulmon. Kush ka dy sy në ballë e dy pare mend në kokë e kupton që kanë interesa të përbashkëta. Janë bashkë për interesat e tyre, kundër interest të shqiptarëve. Kjo do të ketë kosto për ta!” tha Basha. 

Reforma Zgjedhore?

Basha paralajmëron dhe votë kundër reformës zgjedhore nëse nuk do të pranohen problemet e saj.

Listat e PD-së

Pyetje: Çfarë do të ketë të re dhe çfarë do të jetë ndryshe nga 2021?

“Shumë gjëra do të jenë ndryshe. Do të kenë dhe jashtë vendit. Jemi në një fazë të evidentimit të potencialeve më të mira të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit” tha Basha. 

Duke folur për aktorët politikë në Shqipëri, Basha thotë se ngjajnë më shumë si aktorë teatri. Ai shtoi se politika nuk mund të jetë një spektakël si ‘Big Brother’.

‘E mbajnë veten më aktorë se aktorët, e shohin demokracinë si kontest për klikime. Politika nuk është garë në facebook. Po shohim pasojën e trajtimit të politikës si Big Brother. Shteti sot është domen privat i kryeministrit aktual. Kësaj i japim fund. Institucionet janë aty për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. Kërkojmë një politikë me fytyrë njerëzore. Kthimi i politikës tek qytetarët.’, vijoi më tej Basha.

Ndryshe nga vizitat e mëparshme, gjatë vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Blinken nuk pati një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, po si janë raportet e tij.

Basha i quan ‘të shkëlqyera’

 

Artikulli paraprak“Tribalizmi politik në Shqipëri do të marrë fund”, Basha: Kultura e re politike është edhe fundi i tranzicionit
Artikulli tjetërKomisioni për Dezinformimin, Basha: Është një mbivendosje teatrale që jo më kot doli javën kur filloi arrestimi masiv i drejtorëve të bashkisë së Tiranës