“Lindita Nikolla kuron qëndrimet politike të PD, ja ku të çojnë pazaret e natës”- Alibeaj ironizon rikthimin në Grup të deputetëve të përjashtuar nga Basha: Asnjë nongrata s’do të jetë pjesë e partisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka ironizuar vendimin e Lindita Nikollës për të pranuar kërkesën e Gazment Bardhi për të rikthyer në Grupin Parlamentar të gjithë lëgjvënësit demokratë të përjashtuar nga Lulzim Basha.

“Lindita Nikolla kuron qëndrimet politike të PD, mendoni ku ka shkuar grotesku”, u shpreh ai jashtë Kuvendit, teksa shtoi se është rezultat i “pazareve të natës”.

Por Enkeled Alibeaj theksoi se “asnjë i korruptuar dhe asnjë nongrata nuk do të jetë pjesë e PD”, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Enkeled Alibeaj: Janë bërë bashkë për ta sulmuar SPAK. Raporti i FH nuk trajton vetëm çështjen e sulmit ndaj SPAK. E gjithë ajo marrëveshje oklute kishte si tagër të vetëm sulmin ndaj drejtësisë. Ka thënë edhe diçka tjetër: “Është e rëndësisë jetike që partitë politike të largojë ata që janë përfshirë në korrupsion”. Kjo është sentenca flamur që politika shqiptare sot duhet ta ketë si udhërrëfyes. Drejtësia po e bën këtë luftë, por duhet të jenë partitë që duhet ta bëjnë. PD e ka marrë këtë betejë brenda vetes këtu e 3 vite më parë. Ka qenë një beteje, jo pa dhimbje, por e vështirë. Nikolla përfshin me një kërkesë të pa legjitimuar, deputetë në grupin parlamentar. Nuk kam problem me qëndrimin që deputetë të veçantë që mund të mbajnë, por qëndrimi i PD është vlerë e jona. Përjashtimet kanë qenë distancim nga simptomat korruptive. PD duhet të dalë para publikut dhe të tregojë a është e aftë

Lindita Nikolla kuron qëndrimet politike të PD, mendoni ku ka shkuar grotesku.

Mbron interesat e PD, Nikolla. Ja ku të çojnë pazaret e natës. Qëndrimi  PD ka qenë parimor dhe do të vazhdojë të jetë i tillë, asnjë i korruptuar dhe asnjë nongrata nuk do të jetë pjesë e PD. Mund të jetë pjesë e grupimeve që mban Lindita Nikolla, bëtaja e PD është betejë e të gjitha partive politike dhe e Shqipëria. Është ngjarja më e hidhur e pazareve politike.

 

PRONONCIMI PËR GAZETARËT I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ, NË OBORRIN E KUVENDIT

Shikojeni sot se sa qetësi është Parlamenti, mesa duket marrëveshja është që natën në errësirë, në heshtje, larg szve të publikut të ndërrmeren akte kaq të rëndësishme për të gjithë politikën shqiptare, mbi të gjitha edhe për qëndrimet politike të Partisë Demokratike. Në fakt kanë ndodhur dz ngjarje sot, njëra është kjo që juve thatë, por më e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me raportin e Fredom House, që besoj publiku po juve po e po e keni ndjekur. E vinte theksin në dz çështje thelbësore. Së pari në luftën që po i bëhet nga të gjitha anët SPAK-ut. Pra një vlerësim maksimal që po i bëhet drejtësisë së re, SPAK-ut, në luftën që ai po bën në fakt nga të dzja krahët e politikës së vjetër. Pra, një luftë e pakompromistë ndaj korrupsionit, minimi i demokracisë. Dhe sot mesa duket, ka disa javë që janë bërë bashkë për ta sulmuar SPAK-un. Dhe jo vetëm kaq, sepse raporti i Fredom House nuk trajton vetëm çështjen e sulmit dhe të agresionit që po i bëhet SPAK-ut, e kemi thënë ne të pakëtn që prej tre javësh që gjithë ajo marrëveshje okulte, kishte si target të vetëm pikërisht sulmin ndaj drejtësisë. Por në fakt ka thënë dhe diçka tjetër raporti i Fredom House i cili bën fjalë sigurisht për qëndrimin e Partisë Demokratike, por mbi të gjitha edhe për qëndrimet politik që e gjithë politika shqiptare do të duhet të mbajë. Më lejoni ta citoj sepse nuk do të dua të gaboj tek ajo që thotë: “Është e rëndësisë jetike për demokracinë në Shqipëri që partitë politike t’i largojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe që kanë një të kaluar që minon sundimin e ligjit dhe demokracinë”. Dhe unë mendoj që kjo është sentenca flamur që politika shqiptare sot do të duhet ta ketë si udhërëfyes. Nga njëra anë është drejtësia që po e bën këtë luftë dhe këtë betejë, nga ana tjetër do të duhet ta bëjë vet politika shqiptare, vet partitë politike. Dhe në fakt do të kthehem tek ajo çështja që juve thatë. Partia demokratike e ka ndërmarrë këtë luftëm këtë betejë brenda vetes këtu e 3 vite më parë si një akt politik dhe qëndrim zyrtar i saj, për t’u shkëputur nga simptomat e korrupsionit që qëndrojnë në oborrin e vet. Ju e dini fare mirë që ka qenë një betejë jo pa dhimbje, ka qenë një betejë e vështirë. Dhe të gjithë ata burra dhe gra të cilët kanë qëndruar fort tek këto vlera, kundërshtimi i korrupsionit, luftimi i korrupsionit edhe kur është brenda vetes. Po unë besoj që kjo është ndoshta vlera më e madhe që sot zonja Nikolla, me qëtësinë e saj olimpike përfshin me një kërkesë të palegjitimuar nga Partia Demokratike, përfshin përsëri deputetë në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Të kuptohemi, nuk kam asnjë lloj problemi me orientimin apo qëndrimin politik që deputetë të veçantë mund të mbajnë, janë të lirë ta bëjnë këtë punë. Por qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike, është qëndrim zyrtar i Partisë Demokratike. Është vlerë politike e jona, ndaj kemi marrë të gjitha këto akte që mund të quani përjashtime. Nuk kanë qenë përjashtime individuale, kanë qenë distancim nga praktikat dhe simptomat korruptive, sepse një parti politike do të duhet të dalë përpara publikut dhe të tregojë a është e aftë apo jo që të distancohet për të qenë e besueshme ndaj publikut? Këtë kemi bërë ne. Sot Lindita Nikolla merr dhe kuron edhe qëndrimet politike të Partisë Demokratike. Mendoni se deri ku ka shkuar grotesku, sa i hidhur është ky pozicion. Javën e kaluar doli mbrojti interesat Ulsi Manja, sot del embron interesat gjasme të PD-së Lindita Nikolla. Besoj që kjo tregon në dritë të diellit që të gjitha pazaret e natës, ja pra ku të çojnë. Të çojnë në atë që do të duan të gjithë t’i përfshijnë në një kazan, në një vorbull, në vorbullën e vjetër 33 vjeçare të politikës së vjetër shqiptare e cila do të kacaviret tek ky parlament dhe fatet e shqiptarëve t’i mbajnë të bllokuara.
Dua ta bëjë të qartë për këdo, për juve, për publikun që qëndrimi i Partisë Demokratike ka qenë parimor që nga dita 0 dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. T’ua bëj me dije, asnjë i korruptuar, asnjë i dizenjuar si non grata për minim të demokracisë nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Partisë Demokratike. Mund të jetë pjesë e grupimeve që mban Lindita Nikolla, kjo mund ta bëjnë. Por në fakt do të duhet kuptojë edhe Lindita Nikolla që ajo betejë që ka bërë Partia Demokratike, nuk është vetëm betejë e saj, por është betejë e politikës shqiptare, është betejë e Shqipërisë, është betejë e të gjithë shqiptarëve. Këtë kemi mbajtur ne si qëndrim dhe kete do të mbajmë deri në fund. Dola këtu për ta bërë me dije për publikun që kjo është ngjarja më e hidhur e radhës e pazarit dhe e marrëveshjes që bëhet pas dyerve të mbyllura të këtij parlamenti.

Artikulli paraprakKryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi paraqitet në SPAK
Artikulli tjetër“Pazari Rama-Berisha i qartë kundër SPAK dhe për ruajtjen e marrëveshjes së 2008”/ Basha: PD e prerë për të mos pranuar asnjë “Non grata” në radhët e saj