“Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet përditë dhe më shumë” – kështu shkruan në një postim në profilin e tij facebook kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Basha shprehet se ata janë të qartë në aleancën e tyre kundër SPAK-ut, për të liruar të dënuarit për korrupsion dhe në ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.
“Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:
Aleancën e tyre kundër SPAK
Lirimin e të dënuarve për korrupsion
Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.”
Më tej kryedemokrati Basha thotë se si pjesë të këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha, duke qenë se kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike.
“Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha.
Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve.”
Nga ana tjetër, ai flet për qartësi të vendimit të PD-së për të mos pasur asnjë ortakëri me krimin dhe korrupsionin dhe shpreh qëndrimin e tij të prerë se asnjë person “Non grata” nuk do të jetë pjesë e Partisë Demokratike.
Njëkohësisht Basha shpreh mbështetjen e PD-së për SPAK-un dhe ripërsërit edhe një here propozimet e kësaj force politike për Reformën Zgjedhore.
“Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë.
Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.
Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD.
PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.
Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik.”