Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte rekursin e Jamarbër Malltezit.

Ky i fundit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për t’i rikthyer kompjuterat e sekuestruar nga SPAK, në hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku ai është nën masën e sigurisë “arrest me burg” bashkë me vjehërrin e tij, Sali Berisha.

Por, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimet e gjykatave të mëparshme dhe kompjuterat do të mbeten ende në duart e SPAK.

Jamarbër Malltezi akuzohet për vperat penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën.

Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

SPAK deklaron se në tokën e ish-kompleksit “Partizani”, Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë ose 5 milionë euro.

Artikulli paraprak11 Pridh
Artikulli tjetërPërgjimet/ “Drogën e ka porositur dikush që ka vrarë policë”/ Kokaina në shtëpinë e zyrtarit të PS, kush ishte “lushnjari”