Përplasje me armë në një piceri në Tiranë

Një përplasje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm mes punonjësve të një picerie në Tiranë. Burime nga policia thanë se është shpallur në kërkim një i ri. Të njëjtat burime policore thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 minuta të mëngjesit tek sheshi “Willson”.
Sipas policisë, 18-vjeçari me inicialet E. I., që punonte si motorist në një piceri në Tiranë, në orën 01:30, tek rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë sheshit “Willson”, ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, kolegun e punës F. L., 23 vjeç. Kanosja mësohet se kishte ardhur pas një sherri që kishin pasur dy kolegët në lidhje me shpërndarjen e picave.

Artikulli paraprakShpërthen një makinë në Tiranë
Artikulli tjetërDy shqiptarë kapen me kokainë në Itali