Tenton të mbysë babain në spital

Një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë babain e tij mbasditen e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e Spitalit të Korçës rrth orës 19:30. I riu Petrika Ceco ka hyrë në ambjentet e spitalit dhe pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit ka tentuar ta mbysë me një rrip. Tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së personelit në pavionin e patologjisë. 28-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua në banesën e gjyshërve ku ishte fshehur.
“Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 05.12.2016 rreth orës 19:30 ky shtetas në ambientet e Spitalit Rajonal të qytetit të Korçës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike si edhe ka tentuar të mbytë me një rrip (material sintetik) babanë e tij, shtetasin M.C, 61 vjeç, i cili ndodhej i shtruar në pavionin e patologjisë, për të marrë ndhimë mjekësore. Pasi ka kryer këtë veprim, Petrika Ceco, është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e policisë menjëherë kanë lokalizuar vendndodhjen e tij (ishte fshehur në banesën e gjyshërve në lagjen nr. 1) e më pas kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.

Artikulli paraprakDy shqiptarë kapen me kokainë në Itali
Artikulli tjetërDhuna në familje, tjetër rast urdhër mbrojtjeje në Fier