Lulzim Basha ka parlajmëruar aksion të ashpër politik, pas kërkesës së Gazment Bardhi drejtuar Lindita Nikollës, për shfuqizimin e vendimeve të Lulzim Bashës për përjashtimin e disa deputetëve demokratë, mes tyre edhe Sali Berisha, nga grupi demokrat.
Kreu i PD-së duke ju përgjigjur gazetares së Report Tv Danjela Maloku, parlajmëroi kryetaren e Kuvendit se kushdo që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit dhe përpjekjes mbarë shqiptare për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin.
Basha tha se ky është minim i demokracisë dhe një nga motivet që Berisha është shapllur non grata.
‘Politikisht është e qartë që Edi Rama, nuk është në panik vetëm nga SPAK por edhe nga pasojat e një sillej të tillë korruptive dhe ka thirrur në ndihmë persona të sanksionuar për korrupsion madhor. Kjo është një betejë që kalon sinorët e PD-së. Është një problem i shtetit shqiptar dhe i besueshmërisë që partnerëve tanë strategjikë. Tentohet diskreditimi i këtyre partnerëve strategjikë. Tentohet goditja e shpresës së shqiptarëve për ndryshim. Persona të shpallur non grata për korrupsion madhor nuk mund të jetën pjesë e PD-së.
Paniku i Edi Ramës e ka bërë që të lidhë aleancë me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Rama ka synim të vazhdojë pushtetin dhe Berisha një nevojtar për tu bashkuar kundër SPAK. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Çdo kush që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit dhe përpjekjes mbarë shqiptare për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin.
Lindita Nikolla, ky është minim i demokracisë, është një nga motive që janë shpallur non grata. PD çdo hap të tillë do ta trajtojë me seriozitet të madh. Do të bëjmë kallëzim për shpërdorim detyre.
Individë që nuk përfaqësojnë PD nuk mund të diktojnë PD, distancimi ynë me non grata parlament dhe i palëvizshme. Çdo person që merr përsipër nga ana e PD-së do përballet me aksionin më të ashpër politik dhe penal.’- tha Basha.