“Vepra e Nebil Çikës bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet nga e keqja”/ Basha përkujton gazetarin e njohur në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit, polemistit dhe ish-të persekutuarit politik, Nebil Çika, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Basha shkruan se vepra e Nebil Çikës është bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet përgjithmonë nga e keqja.

Më poshtë postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Një vit pa Nebil Çikën!

Ikja e Nebil Çikës nga kjo botë ishte një humbje për familjen, por dhe një goditje për të gjithë ata që bashkudhëtuan me të në 33 vite ndryshimesh. Ai ishte njeriu i fjalës dhe i veprimit, i këmbënguljes për të vërtetën e asaj që kish ndodhur në diktaturën komuniste dhe i asaj që nuk mundëm të bënim siç duhet në Liri!

Libri “Biri i Armikut” është trashëgimia e përpjekjeve të tij për të mos e harruar kurrë të shkuarën.

PD do ta ndiej mungesën e fjalës së Nebilit, të këmbënguljes dhe të vërtetave të tij, edhe kur s’na pëlqenin.

Të përndjekurit dhe antikomunistët kanë prej një viti një luftëtar më pak. Por vepra e tij është bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet përgjithmonë nga e keqja. I paharruar kujtimi i tij!

FB IMG 1713008609779

Artikulli paraprak“Basha, pakt me PS për mandatin e Xhaçkës”, Alibeaj i përgjigjet akuzave të Shehajt: E kuptoj trishtimin e tij, por ja si qëndron e vërteta
Artikulli tjetërBasha: Ja ku dallon marrëveshja e 17 majit nga ‘pazari’ PS-Rithemelimi