“Pazari i hallexhinjve”, Basha: Nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, si kompensim kërkojnë rifutjen e “Non gratës” në grupin parlamentar të PD

Nga Devolli, ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së, kreu demokrat, Lulzim Basha, përsëriti edhe një herë se pazari mes Rithemelimit dhe PS për të mos i hequr mandatin Olta Xhaçkës dhe për të rifutur në grupin parlamentar të PD të “Non gratës” bëhet me qëllim për të ruajtur status quon dhe që asgjë të mos ndryshojë për njerëzit.

“Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet. Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë.” – u shpreh Basha.

 

Basha: Ku është Edi Rama në raport me vjedhjet? Thotë nuk di gjë se ç’hanë ata pas kurrizit tim, por ata që hanë pas kurrizit të tij i heq nga ministër dhe i mban këshilltar për t’iu dhënë mbrojtje politike. Siç bëri me mandatin e ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka ditën e enjte. Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet. Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë.

Artikulli paraprakBasha nga Devolli: Shteti trajtohet si pronë private i Edi Ramës dhe kjo ka çuar mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit
Artikulli tjetërBasha në Devoll: Bujqësia shqiptare ndihmohet me një paketë subvencionesh që bazohet në prodhimin e çdo fermeri