PD kallëzon Nikollën, Sefa: Bardhi e Berisha janë përjashtuar, të strehohen tek Meta

Në një intervistë me Ora News, sekretari i çështjeve ligjore në PD, Indrit Sefa tha se PD është e qartë dhe tentativat për të futur një person non grata në PD nuk do të tolerohet.

Ai shtoi se në një bashkëpunim të Bardhit, Nikollës, Ramës dhe Berishës, është bërë lajmërim se personat e përjashtuar nga PD do të jenë pjesë e grupit.

Sefa: PD është e qartë dhe tentativat për të futur një person non grata në PD nuk do të tolerohet. Ne i kemi shkruar Lindita Nikollës duke i thënë se Bardhi nuk është më anëtar dhe kreu i grupit tonë parlamentar. Nikolla e ka njoftuar një vendimmarrje të tillë, dhe nga ai moment Bardhi nuk ka qenë më anëtar i PD-së.

Nikolla në kundërshtim me ligjin dhe shpërdorim detyre, nuk e ka pasqyruar një gjë të tillë në organet e kuvendit dhe e quan si kryetar grupi. Ne i kemi çuar saj 11 shkresa, që një pjesë nuk i ka referuar dhe nuk ka refuzim të asaj të ne kemi kërkuar. Në një bashkëpunim të Bardhit, Nikollës, Ramës dhe Berishës, është bërë lajmërim se personat e përjashtuar nga PD do të jenë pjesë e grupit. Të shkojnë të strehohen tek Ilir Meta.

Artikulli paraprakBasha: Ja pse PS nuk e diskuton amendamentin “Basha” për ndihmë ndaj Kosovës
Artikulli tjetërNga karotat te preshi, zbuloni perimet e pasura me fibra! Ja përfitimet që ju sjellin në shëndet