Refuzoi të paguante faturën e SPAK prej 10 mln lekë për të marrë kopje të akteve të dosjes së tij, Ilir Beqaj “ngujohet” sërish në Prokurorinë e Posaçme
Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është “ngujuar” sërish në Prokurorinë e Posaçme për të lexuar dosjen voluminoze ndaj tij.
Kjo është hera e dytë që ish-ministri Beqaj “kyçet” brenda ambienteve të SPAK , pasi refuzoi të paguante tarifën prej 10 mln nga Prokuroria e Posaçme për të marrë kopje të akteve të dosjes së tij.
Ilir Beqaj do të qëndrojë përgjatë gjithë ditës në SPAK për të lexuar aktet e dosjes.
Ish-Ministri i Shëndetësisë akuzohet për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit.
Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, kërkon besimin e qytetarëve për t’u shkëputur, sipas tij, nga kultura e vjetër e tranzicionit për një model...