Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato i pranishëm në një aktivitet në qytetin e Vlorës, ka folur shkurtimisht në lidhje me akuzat e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut, Altin Dumani.
“Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështuqë dua ta lë me kaq“, është shprehur Gonzato.
I pranishëm ne Vlorë ne aktivitetin “Garancia rinore” , me të rinjtë, ambasadori i BE nuk ka lëshuar deklarata te tjera duke kërkuar të fokusohet thjesht tek aktiviteti i zhvilluar në ambientet e shkollës profesionale, industriale” Pavarësia”.
Kujtojmë qe kreu i PL një ditë më parë (17 prill), në një konferencë për mediat, hodhi akuza të rënda ndaj Dumanit, ku e cilësoi atë si “palaço” dhe “injorant”.
Sipas Metës, SPAK dhe Dumani janë në shërbim të kryeministrit, Edi Rama.